Kushtet e Përdorimit për të gjitha shërbimet e ofruara nga HostingSHQIP

 

Këto Kushte të përdorimit (“Kontrata mes palëve”) është ndërlidhja legale ndërmjet HostingSHQIP (“HostingSHQIP”) dhe juve (“Klient”, “ju”, “juve”) e cila duhet të rregullojë konditat e blerjes dhe përdorimit, në cilindo aspekt, të shërbimeve të HostingSHQIP ofruar për klientin.

 

1. Pronësia dhe shërbimet e blera
1.1. Individi ose entiteti i cili në sistemin tonë ka të dhënat si kontakte kryesore, duhet të jetë vetë pronari i llogarisë.
1.2. Cilësitë dhe detajet e shërbimeve të mbrojtura nga kjo marrëveshje janë të përshkruar në web faqet tona të cilët definojnë shërbimet ose produktet të cilat i blenë klienti. Për të cilat shërbime ose produkte klienti pajiset nga data efektive deri në datën e skadimit të njoftuar në sistem respektivisht.
1.3. Nëse realizohet azhurnimi i shërbimeve ose produkteve, HostingSHQIP nuk mban obligimin e azhurnimit të shërbimeve ose produkteve të cilat klienti i blenë para kohës së ndryshimit të shërbimeve ose produkteve.
1.4. Në aspekte të caktuara shërbimet ose produktet janë të ofruara nga palët e treta. Këto palë të treta mund të kenë të drejtat e rezeruvuara të azhurnojnë materialet e caktuara, për shërbimet ose produktet të cilat i ofrojnë. Ju mund të ndërpreni këtë marrëveshje nëse azhurnimi i ato materialeve ndikojnë në shërbimet ose produktet.