Kjo polisë e privatësisë deklaron mënyrën e qeverisjes së HostingSHQIP ndaj të dhënave të konsumatorëve dhe përdoruesve të shërbimeve tona.

1. Privatësia
HostingSHQIP është i përqëndruar për zhvillimin e relacioneve me afat të gjatë bazuar në besë. Ashtu që, HostingSHQIP do të bëjë çfarëdo që është e mundshme dhe në fuqi me ligjin për të mbrojtur dhe mbajtur qëndrimin e privatësisë ndaj informacioneve të klientëve.

2. Çasja në llogarinë tuaj
HostingSHQIP nuk monitoron llogarinë tuaj. Poashtu në asnjë rast nuk shpalos, analizon apo manipulon të dhënat të cilat i ngarkoni ose pranoni me teknologji të ndryshme, si ngarkesa ne faqen tuaj apo email dërgesa në llogarinë tuaj. Serverët tanë janë të pajisur me skanerë të teknologjisë së fundit në akordinim me ligjet të cilët skanojnë llogarinë tuaj vetëm për kontrollimin e shell scriptave, Phishing dhe Malware. Në raste teknike kur nevojiten ndërhyrjet teknike për të ju ndihmuar ne procesojmë skripta analizash mbi ecurinë e faqes suaj dhe u njoftojmë problemet nga raporti i aritur dhe e zhdukim atë raport. Asesi nuk mbledhim infomacione të gjeneruara nga ato. I gjithë funksionaliteti në llogarinë tuaj si analiza trafikut, gjendja e hapësirës së llogarisë dhe informacionet tjera u sigurohen nga modulet Linux.

3. Email servisi në llogari
Në mënyrë të drejtëpërdrejtë email shërbimi juaj ndërlidhet me llogarinë tuaj ku gjendet ajo. HostingSHQIP nuk fut mjete ndërmjet për të përgjuar apo mundësuar funksionimin e saj. cPanel është softueri menaxherial i llogarisë suaj ku dhe modulet e saj mundësojnë funksionimin e plotë të saj.

4. Informacionet e mbledhura
HostingSHQIP kërkon ose mbledh informacionet personale nga përdoruesit në disa mënyra, me formulare online gjatë porosisë për produkte ose shërbime dhe në forma të ndryshme ku përdoruesit ftohen vullnetarisht të bashkangjiten në lista njoftimi për emaila apo anketa të ndryshme online.
Informacionet të cilat i mbledhim si informacione personale të cilat ju identifikojnë juve personalisht, janë këto:
Emri dhe mbiemri
Adresa postare
Telefoni dhe numrat fax
Web adresa (URL)
E-mail adresa
Informacione tjera për faturim
HostingSHQIP po ashtu mund të mbledh informacion për mënyrën e shfrytëzimit të web faqes nga vizitorët duke identifikuar çdo vizitor me ID unike nëpërmet Cookies ose teknologjis me qasje të ngjajshme (sesionet).

5. Çka janë Cookies?
Një cookie është copë informacioni i ruajtur në kompjuterin e përdoruesit, informacion i cili ndërlidhet me përdoruesin në databazë. Ne mund të ruajmë sesionin ID dhe cookie të vazhdueshëm. Për sesion ID cookie, posa të mbyllni shfletuesin ose të klikoni Çkyçu ajo do të fshihet. Një cookie i vazhdueshëm është një text i shkurtë i ruajtur në diskun e fortë të kompjuterit tuaj për një periudh më të gjatë se session ID cookie.
Tek seksioni "Ndihmë" i shfletuesit tuaj gjenden instrukcione të cilët u udhëzojnë se si mund ti largoni cookies të vazhdueshëm në rastëse ato u pengojnë. Session ID cookies ndihmojnë që HostingSHQIP të identifikoj në kohë shumë të shkurtë përdoruesin ku ky veprim kursen edhe kohën dhe konsumin e serverëve tanë.Cookies të vazhdueshëm ruajnë informacione si psh. nëse keni zgjedhur që shfletuesi juaj të kujtoj qasjen tuaj për një kohë më të gjatë në HostingSHQIP. Asnjë nga cookies e cekura nuk mbajnë informacione të cilat shpalosin identitetin e përdoruesit.

6. Google Analytics
Si çdo faqe tjetër edhe ne shfrytëzojmë Google Analytics. Ky modul ndihmon për të mbajtur regjistrat mbi vizitorët dhe informacionet sipërfaqësore si p.sh vendndodhja, tipi browserit, tipi pajisjes suaj, informata rreth qëndrimit tuaj në faqe dhe përmbajtja në të cilën jeni të fokusuar, të cilët na ndihmojnë më tej për të përmisuar shërbimet/produktet tona.

7. Si i shfrytëzon HostingSHQIP këto të informacione
HostingSHQIP mund të shfrytëzoj informacionet e kontaktit për të njoftuar klientin individualisht rreth shërbimeve dhe produkteve në oferta të ndryshme të ofruar nga vet HostingSHQIP, edhe të partnerëve tanë nëse përdoruesi është dakorduar që ti pranojë ato..
Gjithashtu mund të shfrytëzojmë të dhënat për të krahasuar efektivitetin e shërbimeve tona duke cekur se HostingSHQIP nuk do të ndaj këto informacione me asnjë palë të tretë falas ose me pagesë, përjashtuar nëse përdoruesi autorizon shpalosje të tilla.

8. Shpalosja e informacioneve
HostingSHQIP mund të shpalos të dhëna agregative, anonime, informacione të mbledhura nga përdoruesit tek investitorët dhe partnerët potencial. Në raste të tilla kur, nevojiten prezentime statistikash dhe info-grafike. Në asnjë rast informacionet personale identifikuese nuk do të shpalosen me asnjë palë. Në rastëse ndodh që HostingSHQIP të shitet informacionet e grumbulluara nga përdoruesit mund të transferohen tek pronarët e rinjë.

9. Ofertat speciale dhe azhurnimet
Konsumatorët dhe përdoruesit tanë do të pranojnë informacione rreth produkteve, ofertave, shërbimeve, marrëveshjeve speciale dhe ndoshta informacion lajmërimi. Për të respektuar qëndrimet e privatësisë të përdoruesve tanë ne u ofrojmë opcionin që të largohen nga lista e emailëve informative dhe gjithë tipit të komunikatave të tilla.

10. Njoftimet rreth shërbimeve
Në raste të radha është e domosdoshme që tënjoftojmë konsumatorin/përdoruesin rreth gjendjes së shërbimeve ato mund të jenë si, riparimet, migrimet, suspendimet dhe servisimet. Gjeneralisht përdoruesit nuk mund të largohen nga kjo listë por mund të deaktivizojnë llogarinë e tyre. Sidoqoftë këto njoftime nuk kanë të bëjnë me mesazhe promocionale.

11. Shpalosjet ligjore
Edhe pse ne japim gjithë mundin që të mbrojmë privatsinë tuaj, ne do të duhej të shpalosim informacionet kur ato kërkohen nga organet ligjore në parim me ligjet kur ajo është e domosdoshme, gjithashtu nëse besojmë se do të jetë e drejt veprimi i tillë në raste ligjore ku nevojiten ato në një gjykim të caktuar përfshirë ato procese legale të nisura nga HostingSHQIP.
HostingSHQIP përmban vegëza të cilat drejtojnë në faqe të tjera. Ju lusim që të jeni të vetëdijshëm se HostingSHQIP nuk mban përgjegjësi në principet e tyre për qëndrimet e privatësisë tuaj për informacionet tuaja identifikuese. Me një fjalë përmbajtja e kësaj faqeje termet dhe konditat reprezentojnë qëndrimet e HostingSHQIP vetëm në faqet mbrenda domenit hostingshqip.com

12. Përgjegjësia juaj
Ju jeni të përgjegjshëm për sigurinë e informacioneve kyçe, ashtu si emripërdorues (username) dhe fjalëkalimi (password) të cilët u japin qasje të plotë në informatat tuaja private të vendosur në HostingSHQIP. Mbani të sigurtë informacionet kyçe dhe mos i shpërdani me të tjerët.
Të keni në dije se key-loggerët (tast regjistruesit), virusët dhe pajisjet tjera të vëzhgimit mund të mundësojnë zbulimin e informacioneve tuaja kyçe nga kompjuterët ku ju qaseni në shërbimet tona. Prandaj ju duhet të jeni të kujdesshëm ndaj lëshimeve të tilla. Si kujtimë ju duhet gjithmonë që të ç'kyçeni nga llogaria juaj nga pajisjet të cilat i përdorni rallë.