5 — hapat për hosting falas.

Ndjekni instruksionet më poshtë.

1. Regjistrohuni tek Cloudflare

Duke krijuar llogari falas në platformën publike cloud (Public Cloud) të quajtur Cloudflare, mund të përfitoni shumë shërbime në planin FREE. Njëra prej këtyre shërbimeve quhet Pages (faqet)

2. Shtoni një projekt tek faqet (angl. Pages / Project)

Si hap fillestar do të ju shfaqet formulari intuitiv me emërtimin unik për faqen tuaj, ky emër do të përdoret si adresë interneti në kompozicion me .pages.dev që do të thotë p.sh.: përmbajtja do të jetë e shfletueshme në https://faqjajuaj.pages.dev

3. Zgjedhni të dhënat nga kompjuteri juaj

Si shërbim bazik platforma mundëson hostimin falas të web faqeve të zhvilluara me HTML, CSS dhe Javascript, në kuota të caktuara të trafikut.

4. Përcakto domain të regjistruar

Si hap të fundit ju mund të përcaktoni një Custom Domain, në këtë mundësi mund të zgjedhni domainin tuaj të regjistruar si p.sh: hostingshqip.com, në mënyrë që ky veprim të jetë i mundshëm domaini duhet të menaxhohet në platformën Cloudflare (kushtëzim).

5. CNAME rregullimi

Nëse keni përcaktuar Custom Domain dhe domaini juaj është shtuar si Website poashtu, mjafton që të klikoni butonin Activate Domain.